Besim Hajdarmataj i 13-ti në listë, kandidon për SPAK

Një ditë nga mbyllja e afatit, shkon në 13 numri i aplikimeve për Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion. Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj është prokurori i radhës që ka aplikuar për të kandiduar si prokuror i SPAK.

Hajdarmataj, u rikthye një javë me parë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pasi fitoi gjyqin në Gjykatën Administrative ndaj vendimit të Arta Markut për transferimin e tij në prokurorinë e Pogradecit.

Kjo për shkak se refuzoi marrjen pjesë në shortin e dosjes Shullazi. Vendimi i Gjykatës Administrative i kaloi për njohje Këshillit te Lartë te Prokurorisë i cili vendosi ta rikthente sërish në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Hajdarmataj është dhe një nga prokurorët e dosjes “Tahiri”. Dy prokurorët Besim Hajdarmataj dhe Anton Martinaj janë dy nga pretendentët për të qenë prokuror të çështjeve ndërkombëtare në SPAK, pasi i plotësojnë të gjitha kriteret.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN