Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Festivali i dritave ndriçon kryeqytetin danez

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2019, 11:56 | Lifestyle
Festivali i dritave ndriçon kryeqytetin danez

Në një nga muajt më të errët të vitit, Festivali 24 ditor i dritave në Kopenhagës, synon të ndriçojë atmosferën në kryeqytetin Danez. Me diellin që lind në 8 të mëngjesit dhe që perëndon rreth orës 17:00 dhe me temperaturat nën zero, dritat janë më së të nevojshme në qytetin nordik.

“Kjo është koha perfekte për të zhvilluar një festival dritash. Errësira në dimër që vjen herët pasdite na mundëson sfondin perfekt për një festival dritash në qytet”

Jesper Kongshaug, organizator

40 instalacione dritash janë vendosur përreth Kopenhagës. Qëllimi është të bashkojë sa më shumë persona duke krijuar një atraksion në errësirë.

“Është mirë të dalësh këtë periudhë të vitit dhe të shohësh drita dhe qytetin. Kjo është e mrekullueshme”, thotë Todd Blevins, turist nga SHBA. “Jam nga Japonia. Ngjyrat dhe stilet janë shumë të ndryshme, më pëlqen ky festival dritash, thotë Akiyo Inoue, turiste nga Japonia.

Në Tivoli, që është parku i dytë i lojërave më i vjetër në botë, instalacionet mbulojnë rreth 80 mijë metra katrorë. Festivali do zgjasë të gjithë muajin shkurt, dhe do të ketë evente speciale për Vitin e Ri Kinez dhe ditën e Shën Valentinit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë