FMN rishikon Ballkanin në rritje, por Serbia merr kurorën – A2

FMN rishikon Ballkanin në rritje, por Serbia merr kurorën

Titulli i vendit me rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon i kalon tashmë Serbisë. Misioni i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Beograd vlerëson se në 2018-ën, ekonomia serbe u rrit me 4,4%. Ndërkohë për 2019-ën, pritshmëritë më të larta janë për Kosovën.

Nëse deri dje Shqipëria mund të mburrej me rritjen më të fortë në rajon, tashmë është Serbia që merr kurorën për vitin 2018. Misioni i fundit i FMN-së vlerëson se ekonomia serbe u forcua me 4,4% gjatë vitit që lamë pas, duke kapërcyer vendin tonë me 0.2 pikë përqindje.

Në përgjithësi, ecuria e ekonomive të Ballkanit ka qenë e fortë gjatë vitit 2018, duke tejkaluar pritshmëritë e institucionit financiar. Maqedonia është edhe performuese më e dobët, duke rritur ekonominë me vetëm 2%, një rezultat megjithëse pozitiv duke pasur parasysh se vjen nga një vit stanjacioni.

Ndërkohë për vitin aktual, pritshmëritë më të larta janë për Kosovën, e cila parashikohet në 4,2% rritje. Ndërsa për vendin tonë, Malin e Zi dhe Serbinë, FMN projekton një ngadalësim të ritmit të rritjes.

Shkarkoni aplikacionin e A2