“Freedom House”: Shqipëria, vend pjesërisht i lirë

Shqipëria renditet mes vendeve pjesërisht të lira në raportin e ri të “Freedom House”.

Në të njëjtën kategori përfshihen edhe vendet e tjera të Ballkanit, përveç Kroacisë e cila është në mesin e vendeve të lira.

Organizata me seli në Shtetet e Bashkuara përmend Serbinë mes shteteve që kanë shënuar rënie për shkak të parregullsive në zgjedhje, fushatave kundër gazetarëve të pavarur dhe përqendrimit jo kushtetues të pushtetit në duart e presidentit Aleksandër Vuçiç.

Edhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, përfshihet në raport për siç thuhet, përqendrimin e pushtetit rreth vetes dhe grupit të tij, duke tejkaluar rolin kushtetues.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN