Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Greva e pedagogëve, dy skenarët e mundshëm

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2019, 10:08 | Aktualitet
Greva e pedagogëve, dy skenarët e mundshëm

Arlind Qori, pedagogu i Shkencave Sociale dhe aktivist i Lëvizjes për Universitetin deklaroi sot në mëngjes për emisionin “Dita Jonë” se edhe pse janë të vetëm në grevë, do ta vazhdojnë rezistencën.

“Skenarët e mundshëm janë dy. Bëhet shumë asamble fakultetesh dhe arrimë një fitore të shpejtë për të mirën e universitetit. Në rastin më të keq, asambletë nuk mblidhen, atëherë do të gjejmë mënyra të tjera të vazhdimit të rezistencës. Ajo që është e sigurt është se ne nuk do ta ndalim për asnjë moment rezistencën pasi nuk po luftojmë thjesht për veten. Ne kemi qenë nga momenti i parë me studentët dhe sot edhe ata janë me ne në grevë. E reja tani është se ne e kemi formalizuar mbështetjen tonë me studentët.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu