Hokej nuk është sport për Mourinho-n!

Jose Mourinho ka habitur fansat e tij në disa foto që e tregojnë duke reklamuar pajisjet dhe infrastrukturën e ligës elitare… të hokej në akull në Siberi!

Që pas largimit nga drejtimi i skuadrës së Manchester United, “Special One” ka marrë një periudhë pushimi nga futbolli dhe së fundmi është fotografuar në Siberi në sportin e hokejit në akull.

Por si për të treguar se portugezi nuk ka asnjë lidhje me këtë sport, ai ka rrëshqitur menjëherë sapo është nisur loja.

Sigurisht pamjet kanë bërë xhiron e botës me shpejtësi.

Por duket se nuk efekti i akullit që ka bërë të rrëzohet ish-trajneri i Manchester, pasi një incident i tillë i ka ndodhur edhe në “Wembley”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN