“Kim Jong-un dhe Duterte” habisin qytetarët në rrugët e Hong Kongut

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte janë dy nga udhëheqësit botërorë më të përfolur gjatë kohëve të fundit, por t’i shohësh ata të ecin krah për krah së bashku duket e pabesueshme.

Kjo ka ndodhur në Hong Kong dhe të gjithë kanë mbetur pa fjalë, por në fakt e vërteta nuk është kështu.

Bëhet fjalë për dy persona të tjerë të cilët kanë një ngjashmëri të frikshme me dy udhëheqësit. Cresencio Extreme, duket si Duterte, Howard X si Kim Jong-un. Ata u fotografuan në një restorant, ndërsa mbanin në duart edhe armë, por në fakt nuk ishin të vërteta.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN