KPK konfirmon në detyrë Donika Prelën

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të konfirmojë në detyrë Donika Prelën, në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Por që në vlerësimin e pjesës së pasurisë, zonja Prela është gjetur me probleme. Sipas komisionit të pavarur të kualifikimit janë konstatuar probleme në dosjen e saj për sa i përket pasurisë, pasi nuk arrin të justifikojë disa apartamente dhe toka që janë në pronësi të saj.

Gjatë mbledhjes u konfirmua që Prela ka një apartament me vlerë 110 mijë euro, të blerë në vitin 2014, ndërsa paratë janë siguruar nga shitja e një apartamenti të vjetër me vlerë 80 mijë euro dhe një kredie të marrë nga bashkëshorti i saj.

Donika Prela ka një karrierë disavjeçare si prokurore. Së fundmi ajo ishte prokurore e Durrësit, detyrë të cilën e la rreth një vit më parë për të zënë vend si kreu i krimeve të rënda.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN