Misioni në Kupë, Kukësi e Laçi synojnë përmbysje

Partizani, Skënderbeu e Luftëtari kanë fituar ndeshjet e para dhe janë pranë kualifikimit, ndërsa Kamza do të kërkojë të kthejë humbjen 2 me 1 të pësuar në Shkodër ndaj Vllaznisë.

Më impenjuese ndeshjet në Grupin B: Kukësi dhe Laçi duhet të përmbysin humbjet 2 me 1 me Apoloninë dhe 2 me 0 me Bylisin.

Sfida më e fortë është ajo që do të luhet në Vlorë, ku Tirana niset nga avantazhi 2 me 0 me Flamurtarin, që është në krizë sportive, por edhe administrative.

Grupi A
Skënderbeu 13:30 Besëlidhja
Partizani 13:30 Kastrioti
Luftëtari 13:30 Egnatia
Kamza 13:30 Vllaznia

Grupi B
Kukësi 13:30 Apolonia
Laçi 13:30 Bylis
Teuta 13:30 Lushnja
Flamurtari 13:30 Tirana

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN