Mourinho shmang burgun, paguan 2 mln euro

Jose Mourinho do të paguajë plot 2 milionë euro dhe do të shmang një vit burgim.

Ky është pakti që tekniku portugez ka bërë me autoritetet spanjolle sa i përket të ardhurave nga e drejta e imazhit që ka fshehur në vitet 2011 dhe 2012, në kohën kur drejtonte Realin e Madridit.

“Special One” ka pagur verën e kaluar një shumë prej rreth 460 mijë eurosh, ndërsa vetëm ditët e fundit firmosi këstin e dytë për të shlyer diferencën e mbetur.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN