Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Rruga e Gabuar”, zhvillohet seanca për masën e 35 të arrestuarve

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2019, 19:46 | Kronikë

Në një seance maratonë që ka startuar që prej orës 10:00 , në gjykatën e krimeve të rënda janë paraqitur 35 të arrestuarit në operacionin “Rruga e Gabuar”.

Mësohet se gjykata nuk është shprehur ende me vendim, pasi numri i te pandehurve është i madh, dhe vendimi do të merret në një kohë.

https://a2news.com/2019/02/02/finalizimi-i-operacionit-rruga-e-gabuar-reagon-lleshaj/

 Të arrestuarit veç trafikut të klandestinëve, akuzohen se kanë kryer aktivitetin edhe brenda organizatave kriminale apo tek personat me precedent penal.

Ata u siguronin të shumë kërkuarve dokumente të falsifikuara dhe i ndihmonin ata që të kalonin kufirin me qëllim që t’i shpëtonin drejtësisë.

Një nga rastet e dokumentuara, është edhe ai i pajisjes me pasaportë të re dhe dhënien e ndihmës për të kaluar kufirin Hajri Seferit, i cili është një nga personat kyç të trafikut të drogës, pjesë e Bandës së Shijakut.

Seanca vijon ende. Pritet që gjykata të vendos për vlerësimin e masës së arrestit për 36 të arrestuarit. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani