Tmerret e zbarkimit të amerikanëve në Normandi

Këto janë fotot që tregojnë tmerrin e përjetuar nga ushtarët amerikanë gjatë zbarkimit në Normandi në 6 qershor 1944, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të Luftës II Botërore.

Të plagosur, të shkatërruar, ndërsa përpiqen të avancojnë në plazhin e Normandisë, fotot e ushtarëve amerikanë janë bërë pjesë e një libri-album me titull “Amerikanët në Normandi”, botuar nga historiani Brooke S. Blades.

Dhjetëra mijëra ushtarë të forcave Aleate zbarkuan në brigjet veriore të Francës për të çliruar Europën nga Nazistët. Në këtë operacion mendohet se kanë humbur jetën 2500 amerikanë, ndërsa 2000 të vdekur të tjerë janë nga trupat Aleate.

Në javët që pasuan zbarkimin, në Betejën e Normandisë mendohet se kanë mbetur të vrarë 425 000 ushtarë nga trupat e Aleatëve dhe ato gjermane.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN