Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tragjedi në Paris, zjarri u merr jetën 9 personave, mbi 30 të lënduar

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2019, 08:21 | Bota

Tetë persona humbën jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu një godinë në jug perëndim të Parisit.

Të paktën 30 janë të plagosurit, mes të cilëve edhe 3 zjarrfikës. Operacioni i shpëtimit vazhdon në katet e sipërme të pallatit 8-katesh dhe autoritetet paralajmërojnë se bilanci mund të rritet.

Shkaku i zjarrit në distriktin e 16-të të Parisit nuk është konfirmuar, por sipas prokurorit të Parisit mund të jetë i qëllimshëm.

Një grua është vënë në pranga. Flakët u përhapën në dy kate të godinës së viteve 70-të mbrëmjen e së hënës, duke detyruar disa banorë të ngjiteshin në tarracat e pallateve të afërta për t’u shpëtuar flakëve dhe tymit.

Zjarrfikësit flasin për situatë apokaliptike. Godinat e afërta në lagjen pranë kullës “Eiffel” u evakuuan dhe rrugët e afërta u bllokuan.

A2 CNN Livestream

Dita jonë