Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tre krerët e shtetit braktisin vendin, shkelin protokollin

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2019, 12:18 | Politikë
Tre krerët e shtetit braktisin vendin, shkelin protokollin

Tre krerët e shtetit, Presidenti Meta, Kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, braktisin vendin njëkohësisht, duke u larguar në vizita zyrtare jashtë vendit.

“Protokolli i shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të 3 personaliteteve kryesore jashtë vendit, në mënyrë ku vizitat koordinohen që të mos jenë të tre njëkohësisht”, thuhet në protokoll, i cili duket se është shkelur me të “dyja këmbët” nga krerët e vendit.

Mësohet se Ilir Meta do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shtetet Bashkuara të Amerikës.

Kreu i Kuvendit, zoti Gramoz Ruçi ndodhet në Gjermani ku do të zhvillojë edhe disa takime. Ruçi është i shoqëruar edhe nga kreu i grupit socialist Taulant Balla.

Ndërkohë, Kryeministri Rama nga data 5 deri në datën 7 do të jetë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

A2 CNN Livestream

Dita jonë