Vendimi për Donika Prelën, PD: Reforma në Drejtësi ka dështuar

Vendimi për konfirmimin në detyrë të drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Partisë Demokratike. Sipas deputetit Enkelejd Alibeaj është e qartë që vendimi ka qenë i ndikuar.

“Kush ka pasur edhe fijen më të vogël të besimit se organet e vetting-ut do të përjashtonin nga sistemi i drejtësisë prokurorët e gjyqtarët e korruptuar e të lidhur me krimin, sot është bindur se vetting-u funksionon si një vegël politike në duart e Edi Ramës. Vendimi për mbajtjen në sistemin e drejtësisë të Donika Prelës është konfirmimi se Reforma në Drejtësi ka dështuar”, tha Alibeaj.

Ai theksoi se ONM kishte konstatuar shkelje të mjaftueshme që Prela të mos ishte më në sistemin e drejtësisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN