Ylli ukrainas firmos me “gjigandin” rus, përjashtohet nga Kombëtarja

Konflikti midis Ukrainës dhe forcave ruse në lindje të vendit vazhdojnë çdo ditë, edhe pse mediat nuk e mbulojnë si më parë.  Por lufta nuk kufizohet vetëm nga llogoret.

Sot është futbolli që po hap një tjetër polemikë midis dy vendeve, falë një vendimi aq kurajoz sa të debatuar nga një futbollist ukrainas. Jo një lojtar i rëndomtë, por Yaroslav Rakytskiy, një nga mbrojtësit më të mirë të Kombëtares.

Mbrojtësi vendosi të mbyll aventurën e tij me gjigandët ukrainas të Shakhtar Donetsk, me të cilët luante nga viti 2009, për të hapur një kapitull të ri me Zenitin e  Shën Petersburgut.

Yaroslav Rakytskiy

Jo vetëm një qytet rus, por vendlindja e presidentit Vladimir Putin.

Vendimi mori një bujë aq të madhe sa që federata e Ukrainës u detyrua të ndërhyjë, duke  e përjashtuar lojtarin nga Kombëtarja e drejtuar nga Shevchenko., fillimisht duke e “zhdukur” nga fotografitë zyrtare.  

Nuk dihet  sa mund të zgjasë ky vendim, por me siguri për Rakytskiy-n nuk do të jetë e thjeshtë të luaj me ish shokët e tij. “Duhet të respektosh popullin dhe vendin tënd në radhë të parë. Nuk kam fjalë por besoj se do të jetë e vështirë që Shevchenko ta thërrasë më”, deklaroi Artem Fedetski, ish kolegu i tij në Kombëtare.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN