Ambasada Amerikane reagon për operacionin “Rruga e Gabuar”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përgëzuar Policinë e Shtetit dhe zyrën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për suksesin e operacionit “Rruga e Gabuar” të shtunën e kaluar, i cili solli arrestimin e 32 qytetarëve shqiptarë të përfshirë në kalimin e paligjshëm të njerëzve përtej kufirit dhe prodhimin e dokumenteve të falsifikuara.

“Përfshirja e Shërbimit të Sigurisë Diplomatike (DSS), dega e zbatimit të ligjit e Departamentit të Shtetit, tregoi mbështetjen tonë për luftën ndaj rrjeteve ndërkombëtare të krimit të organizuar. Shërbimi i Sigurisë Diplomatike është i angazhuar për të bashkëpunuar për hetimet penale me Policinë e Shtetit dhe zyrën e Prokurorisë, me qëllim shkatërrimin dhe çmontimin e këtyre rrjeteve”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Facebook.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN