Diskutohet rregullorja e Kuvendit, pika më e nxehtë “imuniteti”

Komisioni i ligjeve diskutoi ndryshimet për rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Pika më e nxehtë pritet të jetë ajo e çështjes së imunitetit. Socialistët kanë propozuar që prokuroria të ketë prova për të pasur mundësinë për t’i hequr imunitetin një deputeti. Ndërkohë, PD e ka vlerësuar këtë si një mburojë që PS kërkon ta ketë për vete.

Në përfundim të mbledhjes së kaluar është rënë dakord për një përfaqësues nga secila parti. Nga PS do të jetë Vasilika Hysi, ndërsa nga PD, Enkelejd Alibeaj, ndërsa nga LSI do të jetë Nasip Naço.

Me nisjen e punës, Alibeaj u shpreh se ky komision nuk ka kompetencë për të ndryshuar rregulloren. “Do përdorni forcën e kartonëve? Si do ta miratoni? Ju nuk respektoni rregulloren, doni të bëni dhe ndryshime”, tha përfaqësuesi i PD.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN