E përjetshmja në tablotë për femrat shqiptare

Një ekspozitë kushtuar femrës çelet në Rezidencën e ambasadorit italian në Tiranë. Përmes 36 veprave të mediumeve të ndryshme të artit vizual, Artan Shabani ju fton të përballeni me fuqinë e përjetshme të femrës për të ndryshuar shoqërinë.

“Pas suksesit të ekspozitës së piktorëve shqiptarë që studiuan dhe krijuan në Itali, që tërhoqi më shumë se 2000 vizitorë në rezidencën italiane këtu në Tiranë, vendosëm bashkë me Artan Shabanin të sjellim një tjetër rrëfim, por këtë herë për femrën dhe rolin e saj në shoqërinë shqiptare. Shpresoj që ky event që bën bashkë artistët më në zë shqiptarë të na bëjë të reflektojmë anë të këtyre veprave, për të kuptuar edhe më shumë fuqinë e gruas në një shoqëri”

Alberto Cutillo, Ambasador i Italisë në Tiranë

Ekspozita “L’Eeterno femminino”, e konceptuar në tre ambiente të ndryshme të rezidencës italiane, rrëfen në forma dhe ngjyra nga më të ndryshmet gruan si aksioniste, si modele, si nënë apo si imazh që josh.

“Nuk është e zakontë të shohësh një vepër të Lasugush Poradecit bashkë me Simon Rrotën dhe Ibrahim Kodrën dhe më tej vijojmë me artistë të tjerë të rëndësishëm të 900-s shqiptare, si Sofia Zengo Papadhimitri, Guri Madhi, Muntaz dhe Lumturie Dhrami. Çdo artist flet me gjuhën e vet dhe të gjithë bashkë kanë elementin femëror”.

Artan Shabani, kurator

Për dashamirësit e artit vizual, rezidenca italiane hap dyert që nga data 7 shkurt, me kushtin e vetëm që t’ju bëjë të reflektoni për fuqinë që ka pasur e ka një femër në shoqëri.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN