I vuri flakën vetes, ndërron jetë i moshuari në Shijak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shijak, ku një 70-vjeçar i kanë vënë flakën vetes dhe ka ndërruar jetë.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, në oborrin e banesës, viktima dyshohet se është spërkatur me lëndë djegëse benzinë dhe i ka vënë flakën vetes.

70-vjeçari u dërgua në Repartin e Djegieve ne Tiranë, por megjithë ndihmën e dhënë, ka ndërruar jetë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN