Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

NATO firmos protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2019, 12:41 | Bota
NATO firmos protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë

Aleatët e NATO-s firmosën në Bruksel, protokollin që i hap rrugën anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancën veri-atlantike.

Vendimi erdhi pasi Greqia ratifikoi Marrëveshjen e Prespës, e cila i dha fund konfliktit mbi 27 vjeçar mes Shkupit dhe Athinës.

Me këtë marrëveshje, Maqedonia ndryshon emrin në Maqedoni e Veriut, pranon se gjuha maqedonase është pjesë e grupit të gjuhëve sllave dhe se identiteti i saj nuk ka asgjë të përbashkët me maqedonasit e lashtë.

Protokolli duhet të miratohet në Parlamentet e të 29 vendeve anëtare të aleancës, e me pas Maqedonia do të marrë pjesë në të gjitha mbledhjet e NATO-s.

Meta: Dëshmi e triumfit

Edhe Presidenti Meta reagoi mbi firmosjen e protokollit, duke e vlerësuar si dëshmi e triumfit të vlerave euro-atlantike në rajonin tonë.

“Vizioni dhe përkushtimi i dëshmuar përmes dialogut të dy fqinjëve tanë ???? për tejkalimin e mosmarrëveshjes që mbajti pezull për gati 3 dekada perspektivën e intergimit euro-atlantik ja doli të lërë pas dasitë e së shkruarës dhe të projektojë një të ardhme më të sigurtë e begatë për rajonin, Europën dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut. Përgëzime të gjithë atyre që punuan për të bërë të mundur këtë arritje historike, veçanërisht faktorin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut që vijimësisht ka punuar për ankorimin në rrjedhat euro-atlantike. Shqipëria mbështet gjithnjë një ?? multietnike, demokratike, të kyçur në #NATO dhe #BE”, shkroi Meta.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani