Ngjarje tragjike në Vlorë, burri vret gruan dhe tenton vetëvrasjen

Vlora është tronditur mesditën e sotme nga një krim në familje. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë komisariatit, ku burri ka vrarë me thikë gruan dhe më pas ka tentuar vetëvrasjen duke prerë damarët.

A2CNN mëson se autori i kësaj ngjarje është shtetasi Teodor Lera, i cili ka vrarë me thikë gruan e tij, Eva Lera.

Më pas, autori ka tentuar të vetëvritet duke prerë damarët, ndërsa është dërguar me urgjencë në spital nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN