Nisin hetimet për tenderin e byzylykëve, dy ish-ministra do merren në pyetje

Prokuroria e Tiranës rihap çështjen e mbikëqyrjes elektronike dhe rinisin hetimet për tenderin e byzylykëve.

Kjo çështje ka qendër ndër më të bujshmet të bëra publike, ishte një çështje nën hetim dhe më pas u rimor nga prokurorja e re e Prokurorisë së Tiranës, e cila ka konfirmuar për A2CNN se dosja e byzylykëve është rihapur.

Këtë herë kemi personat në hetim dhe dy ish-ministra të cilët do të merren në pyetje pozicionin dhe rolin e tyre që kanë pasur në 5 tendera. 12 persona janë marrë në hetim, 4 prej të cilëve me masë arresti shtëpie dhe 12 të tjerë janë me detyrim paraqitje.

Edhe roli i ish-ministrave, Ylli Manjanit dhe Petrit Vasilit do të shihet nëse kanë firmosur ose jo në lidhje me tenderat, të cilët arrijnë miliona euro abuzim.

Prokurorja e Tiranës konfirmon se hetimi është rihapur për shkak se kanë dalë fakte të reja, të cilat çojnë në zbardhjen e abuzimit në dikasterin e Ministrisë së Drejtësisë.

Gazmend Bardhi: Bëra vetëm detyrën

Gazmend Bardhi, ish-ministri teknik i Drejtësisë, ne 2017 konstatoi parregullsitë në tenderin e byzylykëve, duke e shndërruar në çështjen më të debatuar, kur demokratët kishin disa ministra në qeverinë Rama.

Ne një reagim për A2 CNN, Bardhi, sot sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike deklaroi: “Si në çdo detyrë që me është ngarkuar si ministër i drejtësisë kam punuar me përgjegjësi institucionale dhe ligjore për interesin publik. Për këtë rast dhe çdo parregullsi e shkelje që kam konstatuar u jam drejtuar organeve kompetente deri tek Auditi i Ministrisë së Financave dhe Prokuroria”, shprehet ish-ministri në këtë reagim.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN