Njerëzit e akullt, sërf në -30 gradë | FOTO

Të vendosur për të bërë sërf në liqenin Miçigan, edhe pse temperaturat shkojnë në -30 gradë Celsius. Fotot e dy sërfistëve të vendosur për të mos ndalur pasionin e tyre janë bërë virale në internet, pasi u publikuan fillimisht nga fotografi Devon Hains.

Me mjekrat e ngrira, Allen Finau dhe Daniel Schetter kanë pozuar duke mbajtur edhe tredhëmbëshin e Poseidonit në duar, si për t’i bërë edhe më magjike fotot. Sipas Hains, ata njihen si sërfistët e akullit, pasi gjithmonë dalin për të praktikuar sportin e tyre të preferuar, edhe në ngrica

Ata përdorin kostume të veçanta për të përballuar temperaturat ekstremisht të ulëta ndërsa këshillojnë të tjerët që të mos rrezikojnë duke i kopjuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN