Revolucion, UEFA gati të heq “golin në transfertë”

Edhe pse ende nuk është marrë një vendim zyrtar, shumë shpejt futbollit mund të ndryshojë një nga rregullat më të vjetër të historisë së tij, atë të golit në fushën kundërshtare. Evolucioni ka të bëjë me ndeshjet me eliminim direkt, atje ku goli në transfertë ka vlerë të dyfishtë dhe është përcaktues në kualifikimin e një skuadre.

Sipas revistës gjermane, “Kicker” rregulli i vendosur në vitin 1965 është cilësuar si i padrejtë nga shumë ndjekës të futbollit. Diçka e tillë u diskutua edhe në mbledhjen e trajnerëve më të mirë, një vit më parë në Nion të cilët ishin të mendimit se ndryshe nga e kaluara, goli në transfertë sot është më i lehtë për t’u shënuar.

Sipas sekretarit të UEFA-s, Giorgio Marchetti, mendimi unanim i trajnerëve të cilët shprehen se ky rregull ka nevojë për rishikim është i drejtë ndaj organi më i lartë I futbollit europian është gati ta bëjë këtë gjë është shprehur ai.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN