Shkarkohet drejtori i Burgjeve, vetëm 5 muaj në detyrë

Shkarkohet Stefan Çipa nga drejtori i burgjeve. Ish-deputeti socialist qëndroi vetëm disa muaj në këtë detyrë.

Në shtator 2018, Stefan Çipa zëvendësoi Arben Çukon, një tjetër ish-deputet socialist në krye të burgjeve, i cili u arrestua atëherë pasi emri i tij doli në përgjimet e një të dënuari dhe se dyshohej që kishte marrë para për dhënien e lejeve për të dënuarit gjatë kohës që ai drejtonte institucionin e burgjeve.

Megjithatë, motivacioni për shkarkimin e Çukos ato kohë ishte për përmirësimin e punës në drejtorinë e burgjeve në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme, rritjes së efikasitetit dhe luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve. Ish-zëvendësministri i Brendshëm Stefan Çipa erdhi në detyrën e Çukos, por për të qendrura farë pak muaj.

Në një tjetër zhvillim nga Ministria e Drejtësisë është se Prokuroria e Tiranës ka zbuluar abuzim në 5 tendera të viteve 2016 -2017, kur kjo ministri drejtohej nga ministrat të LSI.

Në pranga janë vënë ish-sekretarja e përgjithshme, Juliana Hoxha, drejtori i shërbimeve mbështetëse, Aurel Lamçe dhe specialistët e teknologjisë se informacionit Lysien Ali dhe Arlind Alikaj.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN