Topi: Para zgjedhjeve del libri ku zbuloj të vërtetat e mia

Por a do të rikthehet Bamir Topi në politikën aktive, dhe a është libri i tij që premton të dalë së shpejti një paradhomë e këtij rikthimi?  

Ish presidenti dëshiron të sqarojë një keqkuptim. “Është krijuar iluzioni që nuk jam aktiv sepse hapësirat mediatike për mua janë mbyllur”.

Mbylljes mediatike ai do t’i përgjigjet me një sipërmarrje editoriale, një libër që premton  se “do të dalë përpara zgjedhjeve”, dhe ku premton se do të zbulojë jo pak nga të vërtetat e tij.

“Kam pritur që të detoksikohet marrëdhënia ime me aktorët e tjerë politik. Kohë më se e mjaftueshme që njeriu të kthehet tek ngjarjet e tij  më të rëndësishme”, sqaron ish presidenti.

Libraritë do ta shohin librin para zgjedhjeve, edhe pse për Topin “vetëm për zgjedhje nuk flitet dot më, nuk ka zgjedhje këtu, vetëm dhunim i të drejtave të njeriut. Është një vend ku njeriu të fut dorën në xhep dhe krenohet”.   

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN