Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Trump: Në fund të muajit takohem me Kim Jong Un

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2019, 10:59 | Bota
Trump: Në fund të muajit takohem me Kim Jong Un

Në fjalimin e tij të dytë për gjendjen e Kombit, Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se ne fund te muajit, do të takohet sërish me udhëheqësin koreano-verior Kim Jong Un për të diskutuar mbi çështjen bërthamore.

“Shumë punë mbetet për t’u bërë por marrëdhënia ime me Kim Jong Un është e mirë. Lideri koreano-verior dhe unë do të takohemi sërish në 27 dhe 28 shkurt në Vietnam”

Donald Trump, President i SHBA

Para kongresit të ri të zgjedhur në nëntor, kreu i Shtëpisë së Bardhë përsëriti zotimin për ndërtimin e murit kufitar.

“Mungesa e ligjit në kufirin tonë jugor është një kërcënim për sigurinë dhe mirëqenien financiare të të gjithë amerikanëve. Ne kemi detyrën morale të krijojmë një sistem emigracioni që mbron jetët dhe punët e qytetarëve tanë"

Donald Trump, President i SHBA

Ndërsa apeloi për unitet politik, presidenti republikan denoncoi gjithashtu, ato që i quajti hetime qesharake që mund të dëmtojnë prosperitetin amerikan. Ai akuzoi demokratët për braktisjen e vlerave amerikane.

“Bashkë mund t’i japim fund ngërçit politik qe zgjat prej disa dekadash. Mund të kapërcejmë ndasitë e vjetra dhe të ndërtojmë koalicione të reja”

Donald Trump, President i SHBA

Sipas Trump, palët mund të dakordësohen për çështje të tilla, si përmirësimet në infrastrukturë, reduktimi i drogave me recetë dhe lufta kundër kancerit te fëmijët. Ai shtoi se një mrekulli ekonomike po ndodhte në shtetet e bashkuara dhe e vetmja gjë që mund ta ndalojë janë luftërat e pakuptimta, politika apo hetimet qesharake.

Trump ju referua hetimeve të shumta që demokratët kanë nisur kundër administratës së tij. Duke përsëritur sloganin e tij të preferuar, “Amerika e para”, ai ritheksoi se mbrojtja e interesave të kombit duhet të jetë prioritet.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani