Werder “fluturon” me Rashicën, eliminon Dortmundin – A2

Werder “fluturon” me Rashicën, eliminon Dortmundin

Rashica, ylli i përfaqësueses së Kosovës shënoi në duelin e Kupës përballë gjigantëve të Borusias së Dortmundit.

Me golin e sulmuesit shqiptar, koha e rregullt e ndeshjes përfundoi në barazim 1 me 1, ndërsa pas shtesave rezultati ishte 3 me 3.

Për të vendosur fituesin ishin të nevojshme penalltitë, me Werder që fitoi me rezultatin 7 me 5 dhe kualifikohet në çerekfinale.

Befasi për Leverkusenin, që vetëm pak ditë pas fitoi me Bayernin në kampionat, eliminohet në Kupë nga një skuadër e Bundesligës 2. Ekipi i ‘Aspirinave’ u mund 2-1 në fushën e Heidenhajm dhe largohet nga turneu.

Shkarkoni aplikacionin e A2