Basha: E morët mesazhin, negociatat nuk hapen në qershor!

Kuvendi nisi punimet në seancës e kësaj të enjteje pa kryeministrin Rama, i cili prej dy ditësh ndodhet në Arabinë Saudite.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha u shpreh nga foltorja e Parlamentit se vendi nuk është vetëm në krizë ekonomike, por edhe në krizë depresioni.

“Vendi është në krizë totale dhe kjo sallë nuk ka asnjë lidhje me hallet e shqiptarëve. Këta aktivitetin kryesor të ekonomisë kanë pastrimin e parave të drogës. Kriza ka arritur dimensione tragjike. Pasigurisë totale në shkolla, si ai i Kavajës. Vendi është në krizë depresioni, jo vetëm sociale dhe ekonomike. Në këto ditë kam rivizituar disa qendra urbane kryesore të vendit dhe kam parë një realitet të tmerrshëm. Gjysma e qepenave të dyqaneve janë të mbyllur”, u shpreh Basha.

Ndërkohë, Basha iu drejtua mazhorancës duke i thënë se tashmë ata e kanë marrë mesazhin dhe në qershor nuk do të ketë hapje negociatash.

“As Shqipëria dhe Europa nuk do të ju lejojnë ta vazhdoni këtë maskaradë. Në qershor nuk do të ketë hapje negociatash dhe ju e keni marrë këtë mesazh. Kjo është një faturë shumë e rëndë për vendin”, tha kreu demokrat.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN