Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Duka zgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2019, 13:17 | Futboll
Duka zgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s

Arritje historikë për Shqipërinë. Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka është zgjedhur në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Në Kongresin e 43-të të Konfederatës Europiane, të zhvilluar në Romë, kreu i futbollit shqiptar mori 36 vota nga 55 anëtarë.

Rezultat i jashtëzakonshëm, edhe sepse zoti Duka fitoi besimin e 2/3 të federatave në kontinent. Presidenti i FSHF-së bëhet shqiptari i parë që do të jetë pjesë e strukturave më të larta të UEFA-s, aty ku do të punojë gjatë një mandati 4-vjeçar.

Më herët, Aleksander Ceferin u rizgjodh si Presidenti i organit më të lartë drejtues të futbollit europian, duke marrë një mandat të dytë katërvjeçar. 51-vjeçari ishte kandidati i vetëm në garë, pasi mori detyrën dy vjet e gjysmë më parë kur Michel Platini u detyrua të largohej.

A2 CNN Livestream

Dita jonë