Durmishaj gol, Panionios mund Paok-un në kupë

Fiorin Durmishaj po shkëlqen në Greqi në radhët e Panionios. Sulmuesi i kombëtares shpresa shënoi në çerekfinalet e Kupës përballë Paok-ut, golin e barazimit në fitoren 2-1 të Panionios.

22-vjecari ishte ai që eliminoi PAS Janinën edhe një fazë më parë me dy golat e tij. Durmishaj prej kohësh është në radarët e trajnerit Panuci, madje ai mori ftesë për ndeshjet ndaj Skocisë dhe Uellsit, por kryerja e shërbimit ushtarak në Greqi e bëri të pamundur ardhjen në kombëtare.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN