Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Europa braktis “diesel”-in, mirëpret makinat elektrike

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2019, 11:57 | Ekonomi
Europa braktis “diesel”-in, mirëpret makinat elektrike

Dikur dominonin tregun, por sot makinat me naftë në Europë janë në zhdukje. Në fund të vitit 2018, shitjet e makinave diesel ranë me 23.6%. Kjo vjen si pasojë e bllokimeve që po u bëhen këtyre mjeteve në shumë qytete europiane, skandaleve me ndotjen, taksave më të larta dhe incentivave për të blerë automjete me bateri.

Këto të fundit patën një bum të shitjeve, duke u rritur me 33.1% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, përqindja që ato zënë në treg është ende mjaft e ulët, me vetëm 2.7% të regjistrimeve të reja të automjeteve.

Gjermania, Franca, Britania dhe Holanda janë shtetet me interesin më të madh në këtë teknologji brenda Bashkimit Europian, ndërkohë që tregu më i madh në kontinent për këtë segment është Norvegjia, me mbi 72 mijë automjete elektrike të shitura gjatë 2018-ës.

Shitjet u rritën edhe për automjetet me benzinë, që zënë tashmë 57.2% të të gjithë regjistrimeve të reja.

A2 CNN Livestream

Dita jonë