Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zguri: Nuk jap dorëheqjen, le të më shkarkojë Parlamenti

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2019, 22:29 | Politikë
Zguri: Nuk jap dorëheqjen, le të më shkarkojë Parlamenti

Edhe pse ende të fshehura në mjegullën e politikës shqiptare, zgjedhjet vendore po afrojnë. I ftuar në A2, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, flet për vështirësitë e këtij procesi dhe mundësitë për një përmirësim rrënjësor të tij.  

Vështirësitë nuk mungojnë, edhe pse Zguri pohon që “nga zgjedhje në zgjedhje ka përmirësime”, por kujton që ka patur “momente edhe më të vështira, kur në 2013 zgjedhjet KQZ i organizoi me 4 anëtarë”, ndërkohë që duhen të paktën 5 anëtare për një seri vendimesh.  

https://a2news.com/2019/02/07/zguri-jam-skeptik-ndaj-votimit-elektronik-ne-2013-ka-deshtuar/

Sipas tij, “teknikisht 5 anëtarë mjaftojnë, por mos të harrojmë që ekziston një balancë politike dhe në çështjen e besimit dhe të perceptimit të publikut mund të shkaktojë probleme”.  

Kur duhen edhe 5 muaj nga mbajta e zgjedhjeve të 30 qershorit, KQZ funksionon me dy anëtarë më pak, për shkak të mbarimit të mandatit të dy anëtarëve dhe refuzimit të opozitës për t'i zëvendësuar ata.

I pyetur nëse do të jepte dorëheqjen nëse do t’i kërkohej, Zguri është i prerë: “Unë do të respektoj ligjin, dhe jo thirrjet që do të vijnë nga aktorë të ndryshëm”.

Dhe shton se opozita nuk ka humbur anëtarë, “madje fiton, sepse pozicioni i anëtarit është shndërruar në atë të  kryetarit”, dhe që vendimi i opozitës për të dërguar 2 kandidaturat për anëtarë do t’i “shërbenin përgatitjes më të mirë të procesit zgjedhor dhe rritje të besimit”.   

Për sa i përket reformës zgjedhore, komisioni përkatës ka ende mandat, por Zguri tregohet skeptik që në kohën e mbetur mund të ketë rezultat, i kuptuar si “ndryshim ligjor”.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë