Kryemadhi: Gjonaj, presion gjyqtarëve

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim hodhi akuza të forta në drejtim të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Sipas Kryemadhit, Gjonaj ka bërë presion dhe shantazh ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Meqenëse ajo paska dëshirë shumë të madhe për të luftuar korrupsionin po i bëj me dije asaj dhe kryetarit të komisionit të ligjeve që shantazhi ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve quhet shkelje ligji. Dhe shumë shpejt do ta ketë të faktuar se si i shantazhon gjyqtarët dhe prokurorët për të arrestuar punonjësit e Ministrisë së Drejtësisë, sepse vetëm kështu mund t’i heqë nga puna, pasi me vendim gjykate janë rikthyer të gjithë në detyrë”, tha Kryemadhi.

Akuzat u bënë edhe më personale, kur Kryemadhi komentoi mbi bashkëshortin e Gjonajt. “Ajo mund ta dijë shumë mirë që korrupsionin e ka në familjen e saj. Le t’i tregojë shqiptarëve pse është pushuar disa herë burri i saj nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Le t’i tregojë shqiptarëve cilat janë lidhjet e bashkëshortit të saj me Elvis Martinajn dhe pika të tjera të basteve”, tha Kryemadhi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN