Nga Hollivudi në kampin e refugjatëve

Aktorja e Hollivudit dhe e dërguara e posaçme e Komisariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, Angelina Jolie Pitt, qëndron prej 3 ditësh në Bangladesh, për të vizituar dhe për të parë nga afër kushtet në kampin më të madh në botë të refugjatëve, atyre myslimanëve “rohingija”, pas thirrjes së Kombeve të Bashkuara, për të financuar për ta një fond prej 920 milionë dollarësh.

Kjo është vizita e parë e aktores 43-vjeçare në Bangladesh, ndërsa refugjatët rohingija, ajo i ka takuar edhe më parë në Mianmar në vitin 2015 dhe në Indi në2006-ën.

Pas takimeve me një ndër 730 mijë familjet që janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, Jolie dënoi shkeljen e të drejtave të njeriut dhe mungesën e mbështetjes ndaj tyre.

“Ishte thellësisht tronditëse për mua, të takoj familjet që kanë njohur vetëm persekutim dhe mos-njohje të shtetësisë përgjatë gjithë jetës, që thonë se janë trajtuar si bagëti. Por jam mirënjohëse që këtu, në Bangladesh, refugjatët rohingija, njihen si komunitet dhe nga qeveria dhe UNHCR janë pajisur me dokumentet, që provojnë identitetin e tyre”, tha Angelina Jolie, e dërguara e OKB-së për refugjatët.

Komisioni i refugjatëve dhe riatdhetësimit, një organizatë qeveritare në Bangladesh, që Ika ofruar ndihmë refugjatëve rohingija, mirëpritën vizitën e Jolie, e cila vjen në një kohë kur Kombet e Bashkuara po përgatiten për paketën e ndihmës prej 920milionë dollarë në mbështetje të refugjatëve, të cilët u detyruan të largohen pas sulmeve militante në gusht të 2017.

Hetuesit e OKB kanë akuzuar ushtrinë e Mianmar se kanë kryer genocid, gjatë ofensivës masive ndaj qindra fshatrave të rohingive vitet e fundit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN