OKB diskuton për Kosovën: Taksa ndaj Serbisë, problem i madh

Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara diskuton sot për Kosovën. Mbledhjen, Serbia e konsideron si tepër të rëndësishme dhe do të këmbëngulë të arrijë një marrëveshje për raportimin e detyrueshëm periodik mbi gjendjen në Kosovë.

Në raportin e fundit tremujor, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, shprehet i shqetësuar për tensionet në rritje mes Prishtinës dhe Beogradit. Ai i kërkon të dyja vendeve që të përmbahen nga lëvizjet që rrezikojnë situatën në terren. Guterres shkruan në raport se problemi më i madh në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë është taksa 100% e vendosur ndaj produkteve serbe.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN