Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Presidenti takon kongresmenin Engel

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2019, 19:26 | Politikë
Presidenti takon kongresmenin Engel

Presidenti Ilir Meta u prit në një takim nga Kongresmeni amerikan Eliot Engell.

Gjate bisedës Meta e falënderoi Kongresmenin Engel për mbështetjen e tij ndaj shqiptareve dhe  shprehu besimin se Engel do të vijojë angazhimin e tij për të ndikuar në një vëmendje më të madhe të administratës amerikane, veçanërisht në sfidat euro-atlantike që po kalon rajoni.

Nga ana tjetër kongresmeni Engell siguroi Presidentin Meta për angazhimin e tij të vazhdueshëm për forcimin e arritjeve të deritanishme në rajon falë përkushtimit të SHBA për paqen dhe lirinë.

Në vijim të vizitës presidenti Meta është takuar edhe me Kongresmenin Robert Aderholt, anëtar i Komitetit Amerikan të Helsinkit, si dhe me sekretarin amerikan të shtetit Mike Pompeo.

A2 CNN Livestream

Dita jonë