Shembet pallati në Stamboll, viktima e të humbur

Një pallat 8-katësh u shemb në Stamboll të Turqisë, duke lënë të vdekur të paktën 3 persona. Kërkime intensive u zhvilluan përgjatë natës, pasi disa banorë kanë mbetur të bllokuar në rrënoja.

E përditshmja “Hurryet” njofton se grupet e shpëtimit kanë kontaktuar më 4 persona në rrënoja. Pallati kishte 14 apartamente ku jetonin 43 vetë, siç bëri të ditur guvernatori i Stambollit.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi tragjedinë e ndodhur pasditen e së mërkurës. Sipas autoriteteve, tre katet e sipërme të godinës ishin ndërtuar ilegalisht.

Disa banorë raportojnë të kenë dëgjuar një shpërthim para shembjes së pallatit. Një hetim kriminal ka nisur për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN