Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Skenarët e ndryshimeve të Ballkanit: Konspiracion apo e ardhmja e afërt?

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2019, 21:49 | Ballkani

Marrëveshja Kosovë - Serbi, dhe prekja e kufijve si pasojë e saj, kanë tronditur tashmë prej muajsh politiken ne Prishtine  dhe Tiranë.

Presidenti Hashim Thaçi insiston që marrëveshja me Serbinë të arrihet përmes korrigjimit të kufijve, duke u bere se fundi edhe me konkret me përmendjen e dhënies e veriut, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj këmbëngul që në asnjë mënyrë të mos ketë lëvizje të kufijve.

Politika dhe opinioni publik ne Prishtine dhe Tirane janë unanimisht dakord që me Serbinë duhet arritur një marrëveshje. Mënyra se si arrihet kjo marrëveshje, i ndan të dy kampet. Cilat janë të mirat e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë? Po efektet anësore të saj?

Në studiot e A2 flasin pa dorashka publicisti i njohur dhe shumë i diskutuar Alfred Cako dhe studiuesi Enver Bytyçi.

Alfred Cako dhe Enver Bytyçi

Për Bytyçin, “kompromisi me shkëmbim territoresh ka qenë gjithmonë i dështuar në botë, dhe mund të arrihet vetëm në rast të një kompromis paqësor shumë kohë pas luftërave dhe viktimave”.   

Sipas tij, ndryshimi i kufijve do të çonte rajonin në një periudhë të ngjashme “me atë të luftës së parë botërore”.  Edhe linja amerikane që ka qenë fleksibël mbi mundësitë e një shkëmbimi sipas Bytyçit ditët e fundit ka ndryshuar, sepse Trump dhe Bolton “nga këmbëngulja e Gjermanisë”.

Këtu Alfred Cako ka kundërshtime e tij, se sipas tij “Gjermania është fuqi humbëse, dhe nuk ka mundësi të vendosë ajo për fatin e Ballkanit”.

Për publicistin “ishte e qartë që pas marrëveshjes së Kumanovës, do të kishte një rikonfigurim të kufijve”, dhe që mundësitë janë të shumta dhe të përcaktuara jo nga liderët rajonal por nga superfuqitë.

Për Cakon, si paradoks “fatkeqësia e vendeve të vogla është kur kanë një pasuri të madhe. Kosova ka Trepçën, Shqipëria ka naftën. Do të ishim më rehat pa to”.  Por siguron për Ujmanin. “Do të jetë nën kontrollin britanik, por në territorin kosovar”.

Ndërkohë, skenarët e superfuqive në Ballkan janë më të gjëra, dhe ambiciet e Rusisë dhe Serbisë për të pasur akses në det, edhe me trajektore të çuditshme që lidhin “Danubin, Vardarin dhe aksesin në Selanik”,   përballen me politikat amerikane që nuk ndryshojnë me një president, por përcaktohen nga strategji të mirë menduara ndër dekada “nga universitete prestigjioze si John Hopkins”.

Cako mendon se nga vitet 2033, faktorit shqiptarë do t'i shihet vlera e vërtetë, dhe bashkimi i mundshëm me Kosovën "madje edhe me Sanxhakun".

A2 CNN Livestream

Dita jonë