Tsipras në Turqi për të përmirësuar marrëdhëniet

Kryeministri grek, Alexis Tsipras mori pjesë në një meshë në një ishull afër Stambollit, gjatë vizitës që synon të përmirësojë marrëdhëniet me Turqinë.

Athina dhe Ankaraja përplasjen vazhdimisht për territorin e kontestuar, eksplorimet energjetike dhe Qipron. Tsipras, gjatë rihapjes së shkollës teologjike ortodokse Halki, e cila qëndroi e mbyllur nga shteti turk që prej vitit 1971, përçoi mesazhe bashkëpunimi.

“Dua të dërgoj një mesazh të drejtë. Kemi diferenca në disa çështje mes dy qeverive dhe dy vendeve, por ne mund t’i zgjidhim ato përmes dialogut dhe qëllimit të mirë”, tha Tsipras. Gjatë qëndrimit në Stamboll, Tsipras u prit dhe nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan. Pavarësisht se ata duhej të diskutonin për përmirësimin e raporteve, pati përplasje lidhur me 8 ushtarët turq të arratisur në Greqi pas grushti të dështuar të shtetit. Erdogan kërkoi dorëzimin e tyre, ndërsa Tsipras tha se për këtë vendos drejtësia. 

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN