Vokshi-mazhorancës: Afat deri në 15 shkurt, në 16 është sovrani që vendos

Deputetja e PD, Albana Vokshi u shpreh se data 15 shkurt është afati i fundit për qeverinë të reflektojë, në të kundërt, tha ajo, në datën 16 do të jenë qytetarët që do të marrin fatet e tyre në dorë.

“E themi këtë sepse në çdo qytet, apo çdo fshat që kemi takime janë të gjithë të zemëruar, çdo ditë po shkon më keq. Kjo është përtej elektoratit. Ju e shihni që sheshet janë plotë, në çdo qytet ku shkon Basha. Qytetarët nuk kanë se çfarë të japin. Do të pastrohen të gjitha institucionet nga kjo bandë kriminale”, tha Vokshi ndër të tjera.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN