Zemërim në Britani për “vendin e veçantë në ferr”

Britania reagoi ashpër kundër presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk, i cili tha se ka një vend të veçantë në ferr për ata që mbështetën Brexit pa një plan të qartë veprimi.

Zyra e kryeministres Theresa May i kërkoi zyrtarit europian që të mendohet përpara se të flasë.

“I takon Donald Tusk që të vlerësojë nëse përdorimi i kësaj gjuhe na vjen në ndihmë”, thotë zëdhënësi i kryeministres britanike.

Ndërsa më të ashpra ishin reagimet e politikanëve të tjerë që mbështetën fuqishëm largimin nga BE. Shumë prej tyre nxitën Tusk që t’i kërkojë falje popullit britanik.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN