Zguri: Jam skeptik ndaj votimit elektronik, në 2013 ka dështuar – A2

Zguri: Jam skeptik ndaj votimit elektronik, në 2013 ka dështuar

Kreu i KQZ-së Klement Zguri flet edhe për diskutimet mbi mundësinë e votimit elektronik, edhe pse saktëson që debati mbi këtë çështje “ka mbetur në rrafshin politik dhe jo teknik”.

Zguri tregohet fillimisht  modest ndaj çështjes, “nuk jam personi më i duhur për të folur për teknologjinë”, por tregohet përgjithësisht skeptik ndaj kësaj forme votimi dhe bën një shembull konkret me zgjedhjet e 2013,  kur Qarku i Tiranës dhe i Fierit përdori teknologjinë “por faktikisht dështuan”, sipas tij.

Zguri shtoi se pjesa më e madhe e vendeve evropiane aplikojnë votimin manual, që sipas tij është “më i thjeshtë dhe i sigurt”, edhe pse shton që në qoftë se Kuvendi vendos për votim elektronik, patjetër që KQZ do të përgatitet.   

Një tjetër proces i vështirë për Zgurin është ai që i referohet votës së emigrantëve të shumtë shqiptarë që ndodhen jashtë shtetit. Për Zgurin, procesi i identifikimit të këtyre emigrantëve dhe regjistrimi i tyre do të marrin kohën e tyre, për teqenë të pakontestueshme.  

Shkarkoni aplikacionin e A2