Basha – kuksianëve: Zerim taksës në Rrugën e Kombit

Ndalesa e radhës së Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë qyteti i Kukësit. Gjatë takimeve me banorët kreu demokrat premtoi rihapjen e Universitetit si dhe zerimin e taksës në Rrugën e Kombit.

“Masat që ka marrë, vendosja e traut, heqja e universitetit, mbytja e biznesit të vogël dhe biznesit në tërësi, kanë goditur të gjithë Shqipërinë, por në veçanti Kukësin”, tha kreu i Partisë Demokratike.

“Gjëja e parë që zotohem para jush është që çdo padrejtësi që Edi Rama ka bërë ndaj kuksianëve do ta zhbëjmë që në javët e para në pushtet. Duke nisur që nga pjesa tjetër e traut që ka vënë për t’ju ndarë nga pjesa tjetër e Shqipërisë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN