Femrat iraniane, para dhe pas revolucionit

Pas Revolucionit

Revolucioni Islamik i vitit 1979 solli ndryshime drastike në Iran, aq më shumë për femrat. Veçanërisht vëmendje të veçantë mori mënyra se si visheshin gratë dhe vajzat iraniane dhe se si mbanin flokët.

Në vitet ’30, Shahu ndaloi mbajtjen e mbulesës fetare dhe i urdhëroi femrat që të hiqnin shamitë që mbanin në publik. Por në fillim të viteve ’80, autoritetet e reja të vendit, me Ajatollahun në krye, imponuan një kod veshjeje strikt që detyronte të gjitha femrat të mbanin hixhabin, ose mbulesën fetare.

Fotot e mëposhtme tregojnë se si ishte jeta për gratë dhe vajzat iraniane para dhe pas revolucionit.