Gjykata lë të lirë dy zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë

Gjykata e Tiranës vendos të lërë të lirë pas 72 orësh arrest, dy ish zyrtarët e ministrisë se Drejtësisë, të cilët u arrestuan për abuzime me tenderat publik. Në një seancë me dyer te mbyllura, Gjykata vendosi të ndryshojë masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’ për ish-drejtorin e Shërbimeve Mbështetëse Aurel Lamçe dhe ish-specialistin e IT-së në Ministri, Arlind Alikaj.

 Ata u arrestuan të mërkurën së bashku me ish-Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë Juliana Hoxha dhe ish-specialistin tjetër të IT-së Lysien Ali. Ndaj tyre prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për 5 tenderi, pas një kallëzimi për shkeljet që  janë evidentuar fillimisht nga grupi i inspektimit të Ministrisë se Drejtësisë, e më pas dhe nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Financave.

 Hetimet kanë nxjerrë në pah shkeljet e evidentuara të shoqëruara me pasoja të mëdha për buxhetin e shtetit. Disa nga sistemet objekt të këtyre procedurave të prokurimit në një pjesë të madhe nuk janë funksionale.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN