Motra e Mbretit kërkon të bëhet Kryeministre

Në një lëvizje të paprecedentë, motra e Mbretit të Tajlandës ju bashkua garës për tu bërë Kryeministrja e ardhshme e vendit.

Princesha Ubolratana Mahidol, 67 vjeç do të kandidojë për një parti, aleate me ish-kryeministrin përçarës Taksin Shinawatra. Vendimi i saj thyen traditën e familjes mbretërore tajlandeze për të qëndruar larg politikës.

Zgjedhjet qe pritet të mbahen në 24 mars, konsiderohen si shansi i parë për Tajlandën, për t’iu rikthyer demokracisë pas 5 vitesh regjim ushtarak.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN