Ndahet nga jeta kineasti dhe shkrimtari Kiço Blushi

Një lajm i hidhur për botën letrare dhe politike shqiptare vjen nga ndarja nga jeta e shkrimtarit dhe politikanit  Kiço Blushi.

I lindur në Korçë 75 vite më parë,  Blushi  ishte i njohur nga publiku i gjerë për skenarin  e filmave si “Beni ecën vetë” dhe “Çifti i lumtur”, për të cilin ishte edhe bashkautor.

Pas rrëzimit të regjimit, Blushi iu dedikua aktivitetit politik, duke qenë një deputet me karrierë të gjatë, nga viti 1991 deri më 2006. Politikën e la pas dorëheqjes nga posti i Kryetarit të Këshillit Drejtues të Televisionit.

Djali i tij është shkrimtari dhe politikani i njohur Ben Blushi.

I pikëlluar prej lajmit të trishtë, ndaj me Mirën, Benin dhe Martinin, por edhe me të gjithë miqtë e letërsisë dhe…

Gepostet von Ilir Meta am Freitag, 8. Februar 2019

Presidenti Ilir Meta e kujton në një postim në rrjetet sociale, ku “i pikëlluar” e cilëson Blushin si “një nga përfaqësuesit më të denjë të ‘Brezit 1970’: prozator, kineast, publicist dhe botues”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN