Njeriu më i pasur në botë: Media më shantazhoi me foto intime – A2

Njeriu më i pasur në botë: Media më shantazhoi me foto intime

Njeriu më i pasur në botë, themeluesi i amazon.com, Jeff Bezos, akuzoi “National Enquirer” për shantazhim.

Sipas tij, pronari i tabloidit e kishte kërcënuar përmes një e-maili se do të publikonte foto të nxehta të tij me Loren Sanchez, gazetarja me të cilën sipërmarrësi ka pasur një lidhje. Miliarderi që zotëron gjithashtu “Washington Post”, pohoi në blogun e tij se media i kishte kërkuar të bënte një deklaratë të rreme publike se raportimi për lidhjen e tij jashtëmartesore nuk ishte i motivuar politikisht.

Bezos me bashkëshorten

Sipas e-maileve të shfaqura në blog, avokati i kompanisë kishte propozuar të mërkurën se fotot nuk do të publikoheshin nëse do të kishte një deklaratë te tillë publike. “National Enquirer” konsiderohet si e afërt me Donald Trump dhe Bezos nuk ja kurseu kritikat presidentit.

Bezos me të dashurën

“Fakti që unë jam pronar i Washington Post, e bën të mendojë se jam armiku i tij. Është e pashmangshme që persona të tillë të fuqishëm që janë objekt i raportimeve mediatike, të mendojnë se unë jam armiku i tyre. Presidenti Trump është një nga këta persona”
Jeff Bezos

Bezos dhe bashkëshortja MacKenzie, njoftuan muajin e kaluar se do të ndaheshin. Lajmi erdhi pak para se “National Enquirer” të raportonte mbi lidhjen jashtë martesore.

Shkarkoni aplikacionin e A2